Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Elvana u kërcënua pas vrasjes në ish-Bllok, zbardhet dëshmia sekrete…

by mapo.al
30/11/2018
in Kronika, Kryesore
0

Elvana Gjata ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes, ku u përfshinë i dashuri i saj Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes.

Ky fakt konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës, që ndër të tjera thanë se janë marrë masa për mbrojtjen këngëtares dhe të familjes së saj. Vetë Elvana ka konfirmuar në Polici, se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, nuk ka pasur probleme dhe as nuk është kërcënuar.

Të njëjtat burime konfirmuan se disa ditë më parë, konkretisht pasditen e së shtunës, ajo është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e saj, e cila në fakt kërkohej me detyrim prej më shumë se një muaji. Këngëtarja ka deklaruar se nuk i njeh asnjë nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë në lokal as para dhe as në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Duke shpjeguar në këtë formë edhe arsyen pse kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj, me të cilin ajo thotë se bashkëjetonte prej një viti dhe ka shkuar për t’i dhënë çelësin e shtëpisë. Më ketë argument ajo ka shpjeguar edhe largimin e saj nga Shqipëria disa orë pas ngjarjes, si një udhëtim të planifikuar më parë dhe nuk kishte mundësi për ta shtyrë.

Për këtë arsye i ka dhënë çelësin Ervin Matës, pasi nuk do e takonte më gjatë asaj nate. Ndërsa e pyetur nëse ka pasur komunikime me Matën gjatë kësaj kohe që ai është i shpallur në kërkim, ajo ka mohuar të ketë folur me të dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

KTHIMI NE SHQIPERI

Pas verifikimit të sistemit TIMS, rezultoi se këngëtarja 31-vjeçare ishte larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo ishte edhe arsyeja pse u bë shpallja në kërkim policor, pasi dëshmia e Elvana Gjatës ishte e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të datës 5 tetor, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më 5 nëntor, pas përfundimit të afatit 30-ditor, u shua shpallja në kërkim policor, por nga ana tjetër u la porosi në pikat kufitare, që në momentin kur të konstatohej në hyrje të territorit shqiptar, të shoqërohej për të dhënë dëshminë e saj.

Më datë 23 nëntor, në orën 00:31, ajo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit nga Vjena dhe në momentin e parë kur është përballur me Policinë Kufitare, i është bërë e qartë që duhej të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ajo ka dhënë aprovimin se do të paraqitej sa më parë dhe kështu ka ndodhur. Pasditen e datës 23 nëntor, Elvana Gjata ka shkuar vetë në Polici, ku ka dhënë shpjegimet e saj për aq sa ka pohuar se di rreth natës kur ndodhi krimi.

KERKIMI

Në materialin që Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy personave të ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Redi Popeskut tek ish-Blloku, përveç provave të gjetura në vendngjarje, renditen edhe veprime të tjera hetimore.

“Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i DVR-ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të gjitha provave materiale, si edhe të gjitha vendimet e ekspertimeve përkatëse për këto prova materiale. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor i shtetasve, Elvana Gjata, 31 vjeç, etj”,- thuhet në dosjen e referuar në Prokurori./Burimi: Panorama.com.al/

dizdari mata

elvana

 

Tags: deshmiElvanaish-Bllokkërcënimvrasje

JU SUGJEROJME

Dhërmi/ Rrezikuan mbytjen, policia shpëton dy të rinj nga Tirana
Kronika

Dhërmi/ Rrezikuan mbytjen, policia shpëton dy të rinj nga Tirana

18/05/2022
Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit
Aktualitet

Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit

18/05/2022
Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme
Gjeopolitikë

Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme

18/05/2022
Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
Kronika

Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person

18/05/2022
Next Post
Londër/ Balla, emigrantëve: Zgjedhjet e 2021, do garantojmë votën tuaj…

Londër/ Balla, emigrantëve: Zgjedhjet e 2021, do garantojmë votën tuaj…

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Dhërmi/ Rrezikuan mbytjen, policia shpëton dy të rinj nga Tirana
  • Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()
  • SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
  • Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit
  • Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In