‘Lashë bionden se kisha mendjen tek ty’, Zogu rrëfen për dashurinë e jetës…

Postuar më: 06 December 2017 20:28

Lidhja e Hermesit me Anxhelën, një vajzë bukuroshe nga Tirana, bëri bujë në media, sikurse edhe ndarja e të dyve.

Mirëpo, duket se gjërat mes Hermesit dhe Anxhelës nuk kanë qenë kurrë keq, edhe pse ai, për të harruar ish-in, nisi një lidhje me një tjetër vajzë.

Ditën e sotme, Hermesi nuk ka nguruar për ta marrë në intervistë Anxhelën, të cilës i ka thënë edhe nja dy të vërteta në sy.

Ndër të tjera ai shprehet se ajo ka qenë dashuria e jetës së tij dhe se deri më tani s’ka dashur femër tjetër si ajo.

Hermesi thotë: “Unë akoma i kam fotot tona në telefon. I mbaj dhe në rrjetet sociale. Sa të kam dash ty, s’besoj se do dua asnjë femër në botë dhe akoma je pika ime e dobët. Bionden e lashë atë se e kisha mendjen tek ty”./JOQ.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *