Capital T ironizon bashkëpunimin e Ledrit me Noizyn

Postuar më: 04 December 2017 14:28

Pasi Gjiko publikoi këngën ‘Papuqe Gucci’, Capital T e fshiu menjëherë nga Youtube këngën e tij me titull ‘Gucci’ të cilën e kishte publikuar para Gjikos.

Mesa duket atij nuk i pëlqen as bashkëpunimi i publikuar së fundmi mes Noizyt dhe Ledrit të cilët dikur e konsideronin njëri-tjetrin armiq.

Ajo që Capital T bën në postimin e fundit, përkon me bashkëpunimin e dy reperave të mësipërm.

“Dimër i ftohtë. Edhe maca e miu po flejnë bashkë sivjet”, shkruan Trimi duke e lënë sërish në dyshim atë që ka dashur të thotë.

Kujtojmë që reperi kosovar verën e kaluar ishte ndër më të klikuarit ku me këngën ‘Hatixhe’ numëroi plot 20 milionë klikme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *