Kastro Ziso për festivalin e RTSH: Pazarexhinj dhe zarfexhinj që po përdhosin artin

Postuar më: 18 November 2017 18:18

Çdo festival i fundvitit në RTSH-së nis dhe përfundon me polemika. Këtë herë është këngëtari Kastro Zizo që ka folur pas skualifikimit të tij.

I ftuar në programin e së premtes “Top Show Magazine”, Kastro ka akuzuar rëndë organizatorët duke i etiketuar si “pazarxhinj” dhe “zarfaxhinj”.

“Kënga ime ka të bëjë me një vals jete, kemi të bëjmë me lotët e nënave, me lotët e grave dhe të atyre emigrantëve që nuk shohin familjen e tyre. Këta janë mësuar me klishera, janë mësuar me 2 800 000 lekë që janë këtë vit. Këta janë pazarxhinj të vegjël, këta janë zarfaxhinj të vegjël mor burrë. Këta nuk paguajnë dritat, presin të marrin në fund të festivalit lekët e dritave.

Këta dhe kupola e tyre po përdhosin artin, këta dhe kupola e tyre kanë 27 vjet të mallkuarit. Jemi bërë një popull dele dhe duke u delëzuar do hamë silazh përditë pa ngritur zërit nga këta që janë mbi ata që kanë qenë dhe ata që do të jenë.

Mos përdhosni artin, promovoni vlerat, boll ngelët me anti vlera madhore të këtij vendi që ngeli në tranzicion madhor”,– përfundon Kastro Zizo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *