Habit Bleona në emision: Ju tregoj arsyen e vërtetë se përse i ngriva vezët

Postuar më: 18 November 2017 23:04

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” në “TV Klan”, këngëtarja Bleona Qereti ka folur për procesin e ngrirjes së vezëve që e demonstroi live në Instagram.

Ajo tha se, kërkon një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të shkojë me të në koncerte dhe për sa kohë nuk e ka gjetur ajo ka vendosur të ngrijë vezët e saj për të patur një fëmijë kur ajo të ndihet gati.

Ajo tha:

“Bebin e kam futur në ngrirje, duke qenë se mua më duhet një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të vijë me mua nëpër koncerte. Unë kam patur probleme me jetën private. Duke patur probleme me jetën private njeriu përqendrohet në karrierë dhe kur sheh se ora biologjike po skadon atëherë duhet të fusë vezët në ngrirje. Unë s’kam nevojë të bëj fëmijë me babë legen”.

Ndër të tjera ajo ka thënë që e do burrin që ta rrahë tre herë në ditë.

Kur ke ndërmend të mblidhesh, të martohesh?

“Kur të gjej një miliarder që vjen pas meje në koncerte. Po të gjithë miliarderët janë shumë të zënë me punë e nuk vijnë pas meje.

Të gjitha këto të famshmet kanë burra nga 25 vjet më të vegjël, mos vallë burri jot nuk ka lindur më ose është në fillore?

Unë dua burrë. Mua burri më duhet burrë, të më rrahë tre herë në ditë. Është ideja, jo të më rrahë se ja fus me këpucë koke pastaj. Burri duhet burrë, jo kalama”.

Çfarë tiparesh duhet të ketë burri jot?

“I gjatë mbi 1.80, seksi. E mira 1.90. Miliarder, pa bark, që di t’i bjerë pianos dhe mbi të gjitha të bëjë atë që i them unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *