1 vit nga vdekja e Ergi Dinit, vargjet prekëse të nënës së tij: Dhembja ulëriti prej mallit.

Postuar më: 21 November 2017 13:00

Pikërisht sot u bë një vit që këngëtari i njohur Ergi Dini është ndarë nga jeta pas një aksidenti me motor në Tiranë.

Nëna e tij Mimoza dhe e motra Barbara Dini kanë kujtuar në këtë përvjetor të trishtë Ergin, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike dhe në një moshë shumë të re.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ato e kanë përkujtuar me disa vargje shumë prekëse, duke falenderuar edhe miqtë për mbështejen e dhënë.

“Miq e dashamirës!

U bë një vit që Ylli im, Ergi ju bashkua yjeve të tjerë,në qiell!

U bë një vit që zemra ime rreh edhe për Të.

U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit, më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej, për të më ngritur.

Ajo dorë, jeni ju, miq dhe dashamirës.

Mirësine tuaj e kam ndjerë në çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj të lutem edhe për ju. Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja! Jeni të çmuar për mua!

PËR TIM BIR 

Mendja m’u thinj nga nata

Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,

Krahet m’i shqeu shterngata

dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja

dhe dhembja uluriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda

dhe mori fytyren e DJALIT.

(Mimoza Dini)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *