Aktivisti i LGBT ikën nga Shqipëria: Më kërcënonin me jetë…

Postuar më: 19 October 2017 18:31

Kristi Pinderi, një nga aktivistët më të njohur për të drejtat e komunitetit LGBT në vendin tonë, ka deklaruar se është kërcënuar dhe është larguar nga Shqipëria.

Duke treguar vështirësitë e këtij komuniteti dhe refuzimin e njerëzve, në një intervistë për “Dailyxtra”, Pinderi rrëfen se do të shkojë në Kanada, bashkë me partnerin e tij.

’Duke qenë një çift aktivistësh gay, jetët tona ishin në rrezik. Para se të largoheshim, kemi marrë dhjetëra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, kërcënime që nuk mund ti injoronim. Kam marrë shumë mesazhe në facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin, apo mesazhe ku thuhej se Hitleri duhej të ngjallej për t’u marrë me njerëzit si unë. Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej, asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar”.

Ai gjithashtu tregon se edhe përballja me njerëzit në rrugë nuk ishte aspak e lehtë. Sipas rrëfimeve, jeta e tij në Shqipëri ishte bërë shumë e vështirë.

Kristi tregon pjesë nga përballja me njerëzit:

‘’Unë nuk mund të udhëtoja me transport publik dhe hezitoja të dilja për pazar apo të shkoja në restorante, sepse njerëzit më njihnin dhe shpesh konfrontohesha me ta. Më quanin ‘të pamoralshëm’ dhe më paralajmëronin se ‘zoti do të më ndëshkonte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *