Kryesore

Zyrtare: Vuçiç nuk do takohet me Thaçin, vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do ta takojë sot homologun kosovar, Hashim Thaçi në Bruksel.

Kështu së paku bëjnë me dije mediat në Serbi, që po raportojnë vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.



Siç shkruan Tanjug, Vuçiç jo vetëm se nuk do ta takojë sot Thaçin, por vë në pikëpyetje edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Mediat në Serbi dje kanë raportuar se Vuçiç po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë.

Një tjetër lajm nga RTS thoshte se Vuçiç do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Thaçi.

Lajmin e ka konfirmuar Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pas takimit që Vuçiç pati me Mogherinin.

Shkak për këtë është bërë deklarata e autoriteteve në Kosovë se Vuçiç s’ka pse të vizitojë liqenin e Ujmanit, në vizitën e tij të paralajmëruar për 8 dhe 9 shtator.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas