Sport

Zyrtare / Mbrojtësi kuqezi rikthehet në Zvicër, ja ku firmosi Ajeti

Pas ditësh të gjata pritjeje mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, i cili shkëputi me konsensus kontratën me Torinon gjatë kësaj vere, është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës së Grasshopers. Kështu merr funnd dilema për të ardhmen e Arlind Ajetit.  Ai rikthehet në Superligën zvicerane pas 3 sezonesh, pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit ku edhe është formuar si futbollist.

Me klubin nga qyteti i Zurich, shtatlarti kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera. Në kampionat helvet tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij, Albian Ajeti, i cili është pjesë e Baselit.



Më parë, Ajeti ka pasur oferta dhe bisedime edhe me skuadrat e Leçes e Krotones, por duket se ka preferuar që të rikthehet në Zvicër për të vijuar karrierën. Arlind Ajeti, aktualisht është 24 vjeç, në kulmin e karrierës dhe synon që të ruajë edhe vendin e titullarit në përfaqësuesen kuqezi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas