Kryesore, Sport

Zyrtare: Mavraj transferohet dy vjet në kampionatin grek

E ardhmja e Mërgim Mavrajt në futboll do të jetë në Selanik.

Qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Arisit, ku vetëm disa ditë më parë u transferua edhe Migjen Basha.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i Arisit të Selanikut Theodor Karipidis, i cili në profilin e tij zyrtar ka hedhur një foto të Mavrajt me fanellën e klubit grek.



Aktualisht Mërgim Mavraj është angazhuar me Kombëtaren Shqiptare, në pritje të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë, ndërsa më pas do t’i bashkohet klubit të Selanikut.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas