Politika

Zv.ministri: Prokurori të zbatojë kodin penal, nuk ka zgjedhje

Investim tek e ardhmja për uljen e kriminalitetit, kështu e ka vlerësuar zëvendës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu strategjinë e drejtësisë për të miturit.

Ai foli në rubrikën “Opinion” në News24 për objektivat e reformës penale për të miturit. Gogu tha se kjo reformë iu jep akses të miturve në sistemin e drejtësisë për një drejtësi miqësore me ta.
“I kemi kapacitetet për ta nisur këtë gjë. Kemi kapacitete të mjaftueshme.
Reforma penale për të miturit është pjesë e reformës në drejtësi. Kur kemi investuar tek të miturit kemi investuar tek e ardhmja për të ulur kriminalitetin.
Në momentin që ne kemi një bindje që drejtësia është themel në shoqëri dhe në momentin që drejtësia na cedon ne na ka dështuar një themel në shoqëri. Kjo është një betejë në nivel individual por edhe shoqëror”, tha Gogu, raporton “BalkanWeb”.



Ai ka komentuar edhe zhvillimet në prokurori, duke i cilësuar debatet si një çështje për të ripërkufizuar rolin e prokurorit.
“Prokuroria është një organ i pavarur, piramidal. Patjetër do ketë një organ që do i qeverisë. Ne themi vetëm gjërat që nuk janë bërë mirë jo ato që janë bërë. Këshilli prokurorial është një gjë që e kemi bërë mirë. Ka një tension për të ripërkufizuar rolin e prokurorit. Prokurori është aty përfaqësues i shtetit që të zbatojë kodin penal dhe nuk ka zgjedhje”, tha zv.ministri.

Për sa i përket nismës së opozitës për vettingun në politikë ai ishte në të njëtën linjë me qëndrimet e maxhorancës deri në këto momente. Për Gogun vettingu në politikë bëhet çdo katër vjet, ndërsa theksoi domosdoshmërinë ëpr t’i shkuar deri në fund fillimisht vettingut në drejtësi.

“Vettingun në politikë e mbështes së bëhet çdo 4 vjet. Çdo 4 vjet politikanët tanë shkojnë në vetting. Të mbyllim njëherë vettingun në drejtësi pastaj tek të tjera gjëra. Vettingu në politikë është një pastrim para se të futesh. Kjo gjë ndodh çdo 4 vjet”, tha zv.ministri Gogu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas