Aktualitet

Zoran Zaev shpall emrin zyrtar të Maqedonisë, si do njihet ish-Republika Jugosllave

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që mund të jetë kompromis midis dy vendeve është “Republic of Ilinden Macedonia” apo në shqip siç e citoi edhe ai “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, informon INA.

“I kam informuar për të gjitha detajet e bisedimet dhe i njoftova se qeveritë e të dyja vendet kanë biseduar për opsion ose zgjidhje që është e pranueshme për të dyja anët”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.



Zaev tha se ky propozim do të thotë kontinuitet historik i shtetit dhe të ardhmes së ndritur.

“Me këtë e forcojmë identitetin tonë maqedonas dhe të gjitha etniteteve që jetojnë në Maqedoni”, theksoi Zaev. Sipas tij, emri i gjuhës do të njihet si “macedonian – maqedonas” dhe ideniteti po ashtu do të jetë i njejtë.

Ai tha se me këtë zgjidhje në qershor vendi do të marrë ftesë në NATO, ndërsa do të hapen dyert edhe në BE, fonde më të shumta për zhvillimin e vendit. (INA)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas