Aktualitet

“Zonja e Parë mezi pret të divorcohet nga Donald Trump”

Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.

Sipas saj, Melania Trump po pret që bashkëshortit të saj t’i përfundojë mandati e më pas t’i kërkojë atij divorcin.



“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman në librin e saj “Unhinged” (Jashtë kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka komentuar edhe marrëdhëniet në Shtëpinë e Bardhë dhe, ndër të tjera, pretendon se Zonja e Parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

Newman thotë se Trump kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët, e në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson)./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas