Kryesore, Politika

Zona e Tales pa drita, Pjerin Ndreu: Turp me pseudoreforma, do ti prij protestës…

Deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Pjerin Ndreu përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shpërthyer në akuza kundër OSHEE, si dhe atyre që ai i cilëson pseudoreforma. Shkak për irritimin e tij është bërë mungesa e energjisë prej 4 orësh në zonë turiste të Tales.

Ai bëri thirrje për zgjidhje të situatës, ndërsa paralajmëroi se do t’i prijë protestave nëse nuk do të merren masa.



“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne. Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situatës. Si deputet zone kerkoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi. Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp!”, shkruan deputeti i PS-së.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas