Kryesore, Sociale

Zjarri në Kashar/ Ndotja e shkaktuar nga plastika, ekspertët: Grimca të dëmshme në ajër

Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë fabrikës së riciklimit të mbetjeve që u dogj, duhet të mos hapin dritaret edhe një ditë më pas, ndonëse flakët janë shuar e nuk ka tym.

Ndotja e ajrit për shkak të djegies së plastikës vazhdon të ketë pasoja në shëndetin e tyre.



“Këta banorë mund të kenë tani akoma më tepër ankesa në sistemin e frymëmarrjes, mund të shtohet numri i vizitave tek mjeku i familjes, gjithashtu edhe tek mjeku specialist i mushkërive. Mund të ketë tështima, lot në sy.

Këto janë simptomat kryesore, ndaj rekomandohet që të qëndrohet sa më larg fabrikës dhe mundësisht të mos hapin dritaret e zyrave ku punojnë apo banesave të tyre. Të kenë sa më pak kontakt për këtë ajër të ndotur”,- thotë Arben Luzati, shef i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP.

Në një afat më të gjatë, pasojat në shëndet janë edhe më të rënda. Çlirimi i kimikateve në ajër për shkak të djegies së plastikës shkakton sëmundje të mushkërive dhe probleme kardiake.

“Në këtë rast kimikate që çlirohen. Janë kryesisht PM 2.5, dioksidet. PM 2.5 kanë veti të kalojnë përmes laringut dhe përmes gjakut transmetohen në të gjitha organet e trupit.

Dy janë grupet e mëdha të sëmundjeve që vijnë nga ndotja e ajrit, janë sëmundje pulmonare dhe sëmudjet kardiovaskulare”,- shton Luzati.

Por ndonëse zona në të cilën gjendej fabrika është e mbipopulluar, jo vetëm për shkak të banorëve që kanë zgjedhur të jetojnë atje, por edhe për shumë kompani private që kanë zyrat atje, as Ministria e Mjedisit dhe as Instituti i Shëndetit Publik nuk ka nisur të bëjë matjet e nivelit të ndotjes në ajër, apo në tokë të shkaktuar nga djegia e qindra tonë plastikë një ditë më parë./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas