Kryesore

Zjarri në Greqi: Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, u dogjën bashkë me gjyshërit




               Publikuar në : 08:39 - 28/07/18 |
mapo.al

Shpresat u shuan! Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, të cilat rezultojnë të jenë mes viktimave të zjarrit masiv që pushtoi rajonin e Atikës.


Ndonëse familjarët e 9-vjeçareve, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou, kishin shpresa se ato ende ishin gjallë, fatkeqësisht rezultoi e kundërta. Siç raportojnë mediat greke vogëlushet janë gjetur të djegura në krahët e dy gjyshërve të tyre në Matin, fshati tashmë fantazmë.

Ky fakt është bërë me dije edhe nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Ndërkohë ‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë një mik i familjes ai që ka bërë publik lajmin e hidhur, në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se rasti i vajzave greke mori vëmendjen edhe të mediave britanike dhe jo vetëm, pasi familjarët hodhën hipotezën se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri. Ditën e djeshme dy prindërit janë njoftuar nga autoritetet që t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së, ndërsa iu kërkuan edhe lodra e sende personale të vajzave. Pas disa orëve ankthi, lajmi i kobshëm erdhi; vajzat ishin djegur gjatë zjarrit apokaliptik të 23 korrikut, në krahët e gjyshes dhe gjyshit./bw


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas