Kryesore

Zjarri në Greqi: Kleriku fajëson “kryeministrin ateist”

Një klerik i lartë ka fajësuar “kryeministrin ateist” të Greqisë për zjarrin shkatërruar që prej të hënës u ka kushtuar jetën të paktën 77 personave.

Kryeministri ateist Alexis Tsipras tërheq zemërimin e Perëndisë”, shkroi në blogun e tij Peshkopi Amvrosios i Kalavrytas në Peloponez, sipas “Kathimerini”.



Ateistët e SYRIZA-s janë shkaktarët e katastrofës së përgjithshme. Ateizmi i tyre tërheq zemërimin e Perëndisë”, shtoi ai.

Komentet e tij u dënuan gjerësisht në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe klerikë të tjerë ortodoksë.

Në një komunikatë vonë të martën, Kryepeshkopata e Athinës, duke u distancuar nga këto komente tha se Amvrosios kishte shprehur “vetëm opinionin e tij personal.”/tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas