Kryesore

Zjarret në Greqi, vazhdon beteja me flakët edhe gjatë natës






               Publikuar në : 07:57 - 13/08/18 |
mapo.al

Zjarri i madh që shpërtheu mesditën e së dielës në ishullin e Evia ka vazhduar edhe gjatë natës.


Aktualisht në ishull ka dy vatra aktive zjarri në një distancë prej 3 km nga fshatrat e Kontotispoti dhe Stavros.

Si pasojë e zjarreve rreth 250 persona janë evakuuar nga autoritetet ndërsa rreth 300 të tjerë kanë vendosur të largohen vetë për t’u strehuar tek të afërm.

Kryetari i Bashkisë Psachna G. Psathas tha për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore është e forte dhe se shpresonte se shumë shpejt zjarri do të vihej nën kontroll.

Në ishull po operojnë 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas