Kryesore

Zjarret në Greqi: Çfarë po ndodh në rrjetet sociale në Shqipëri dhe a mund të ndërhyjë prokuroria?

Mjafton të hedhësh një sy në Facebook për të kuptuar se zjarret në Greqi janë argumenti kryesor i komentuesve. Të shumtë janë ata persona që kanë vendosur në ‘murin’ e tyre mesazhe mbështetje për Greqinë.

Thurja “Pray for Greece” është e pranishme në rrjetet sociale në Shqipëri. Por nuk mungojnë as mesazhet e urrejtjes ndaj Greqisë në këto ditë të vështira.



“Greqia ka qene vend armiqesor me ne ndaj s’kemi pse na vjen keq se u dogjen. Bukur shume.

Po e njejta llogjike idiote mund te vazhdoje keshtu:

-Gjermania na ka pushtuar dhe na ka vrare

-Turqia na masakroi 5 shekuj

-Anglia me Francen na copetuan ne 13-en

-Italia na beri 39-en

-Serbia masakroi shqiptaret ne Kosove

-Austria na vrau e na preu ne kohen e Nemses

Dmth te gjithe ketyre duhet t’u urojme ferrin ne dhe ta ruajme ndjeshmerine tone njerezore vetem per banoret e planetit Mars,” shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Por ndërsa debati online është i zjarrtë, diçka e tillë ka ndodhur edhe në Maqedoni.

Edhe atje ka pasur komente raciste dhe ksenofobe. Por atje prokuroria thotë se ka nisur hetimet ndaj postimeve dhe komenteve online.

Edhe në Maqedoni, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe mbështetje dhe apele për ndihmë, por edhe me fyerje dhe urrejtje.

Prokuroria thotë se po mbledh informacione për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm dhe për të vlerësuar nëse artikujt dhe komentet shkelin ligjin maqedonas.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas