Kronika

Zjarret në çerdhet e Tiranës, policia: Kanë qenë të qëllimshme, ja dyshimet…

Dy rastet e zjarrit në çerdhet e kryeqytetit kanë qenë të qëllimshme. Pas këqyrjes nga ekspertët zjarrfikës, kanë dalë në konkluzion se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Pas këtij përfundimi, policia ka nisur hetimet.



Burime nga Policia e Tiranës thanë se në rastin e çerdhes në “Ali Demi” është gjetur tubi i gazit i prerë.

Ndërsa në rastin e çerdhes 16 në dhomën e fjetjes së fëmijëve në disa shtretër me largësi 2-3 m nga njeri-tjetri janë gjetur vatra zjarri.

Dje një zjarr përfshiu çerdhen nr. 16 në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë. Fatmirësisht në godinë nuk kishte njerëz të pranishme. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

Ndërkaq më 16 gusht magazina e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” u përfshi nga zjarri si pasojë e shpërthimit të gazit nga një bombol gatimi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas