Kryesore

Zjarret në Athinë: Banorët largohen, ata futen për të vjedhur

Teksa bilanci zyrtar i viktimave nga zjarret katastrofike të ditëve të fundit në Greqi ka arritur në 80 të vdekur, policia ka kryer edhe arrestimet e para të atyre që përpiqen të përfitojnë nga gjendja e jashtëzakonshme për të grabitur shtëpitë e evakuuara.

Sipas “Kathimerini”, policia greke ka arrestuar 4 persona për plaçkitje në rajonin Neos Voutzas, i cili u shkrumbua nga zjarri.  Të dyshuarit e moshave 22 dhe 26 vjeç, u arrestuan nga policia greke pasi kishin hyrë në një shtëpi të evakuuar gjatë zjarrit vdekjeprurës.



Roja bregdetare ndërkohë patrullon në det afër qyteteve të goditura nga zjarret pasi ka shpëtuar më shumë se 700 persona në plazhe dhe në det. Forcat e kërkim-shpëtimit ngritën ekipe në Mati, Rafina dhe Kineta të martën, për të shpërndarë ushqime për qindra personat që humbën shtëpitë në zjarre.

Sipas kryebashkiakut të Rafina-Pikermi, Evangelos Bournous, më shumë se 1 500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që po ashtu shkruambuan rreth 2 100 hektarë tokë.

Të martën qeveria greke njoftoi një paketë ndihme të jashtëzakonshme prej 20 milionë eurosh nga fondi i Programit të Investimeve Publike sidhe shpalli masa të tjera mbështetëse për qytetarët dhe bizneset e goditur nga zjarret vdekjeprurëse të Atiakas. Edhe Bankat kanë ndërmarrë masa lehtësuese për huamarrësit e prekur nga zjarret.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, po ashtu tha se do të lehtësohen detyrimet taksore për rezidentët e rajoneve të goditur, do të ngrihen pagesat e tyre të kredive, teksa do të krijohet edhe një llogari e veçantë për dëmet e tyre materiale.

Por sipas tij, masat kryesore që do të ndërmerren, do të shpallen menjëherë sapo të kalohet plotësisht situata emergjente./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas