Kronika

Zjarret në Athinë, 26 familjarët u dogjën të gjallë në restorant, u gjetën të përqafuar




               Publikuar në : 14:27 - 24/07/18 |
mapo.al

ërveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant.


Sipas mediave greke pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë, dhe akoma më prekës është fakti që disa prej tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin në përpjekjet e fundit të dëshpëruara për shpëtim.

A woman reacts with horror as she surveys the scene of a burnt out property in the resort of Mati, to the east of Athens

Restoranti thuhet se ndodhej 100 metra larg detit, por flakët dhe hiri i zjarrit i ka asfiksuar të gjithë ata që ishin brenda duke i ndaluar kështu të mund të gjenin një rrugëdalje.

Raportohet për “BalkanWeb” se në mesin e viktimave në këtë restorant dyshohet se qenë edhe tre shqiptarë që punonin aty, megjithatë mbetet ende për t’u konfirmuar.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas