Kronika

Zjarr masiv në Elbasan, 15 zjarrfikës drejt vendngjarjes






               Publikuar në : 19:24 - 12/09/18 |
mapo.al

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Mësohet se zjarri ka rënë në ullishte në një terren të thyer. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por drejt vendngjarjes janë nisur 15 zjarrfikës.


Njoftimi i policisë:

Rreth  orës  18.40,  në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka rënë zjarr, në Ullishtë, terren i thyer, i cili ka marrë përmasa.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses. Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan. Po punohet për fikjen e zjarrit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas