Kronika

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Semanit, 4 zjarrfikëse drejt vendngjarjes



               Publikuar në : 14:03 - 23/08/18 |
enton palushi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin e Semanit në Fier para pak minutash.


“BalkanWeb” mëson se zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme të pyllit me pisha, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur 4 makina zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.

Gjithashtu mësohet drejt vendngjarjes është nisur edhe prefekti i qarkut Fier. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas