Sport

Zidane në krye të Francës?! Presidenti i federatës ia mbyll derën: Deri në 2020…

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës (FFF), Noël Le Graët, i ka hedhur poshtë zërat se ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë drejtimin e Francës.

Ai ka insistuar se trajneri aktual i “Tre ngjyrëshve ”, Didier Deschamps, do të mbetet në stol të paktën deri më 2020.



Zidane i befasoi të gjithë duke dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Real Madridit pak ditë pasi e fitoi titullin e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Menjëherë pas largimit të tij nga Madridit, mediat kanë spekuluar se ai do ta marrë drejtimin e Francës pas Botërorit Rusia 2018.

Megjithatë, Le Graët ka insistuar se Franca nuk do të ndërrojë trajner para vitit 2020.

“Zidane mund të nënshkruajë me Juventusin qysh nesër, unë nuk di gjë. Ju u habitet, siç u habita edhe unë, ama mos krijoni debat ‘Didier-Zizou’, nuk është gjë serioze”, ka thënë ai.

“Kupën e Botës e nisim me Didierin. Ai ka kontratë deri më 2020. Nuk do të ketë bisedime me Zidane në vitet në vazhdim. Nëse e shoh, natyrisht se mund të flasim, por Deschamps do të jetë këtu deri më 2020 apo edhe më gjatë”, shtoi ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas