Bota

Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës, Irani shkarkon ministrin e Financave

Ministri iranian i Financave, Masoud Karbasiani është shkarkuar sot, pasi parlamenti votoi me 137 vota kundër tij, në një votim të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Shkarkimi i tij vjen pas një përkeqësimi të ndjeshëm të gjendjes ekonomike në vend dhe një zhvlerësimi të frikshëm të monedhës vendase Rial, që ka humbur gjysmën e vlerës së saj që nga muaji prill.



Pikërisht në atë periudhë presidenti Donald Trump njoftoi daljen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, e nënshkruar në vitin 2015 mes vendit islamik dhe disa shteteve të mëdha perëndimore.

Që atëherë, ekonomia iraniane është prekur në mënyrë të vazhdueshme nga efektet e sanksioneve të para të Trump, që hynë në fuqi në Gusht dhe disa të tjerave që synojnë tregtinë e naftës dhe hyjnë në fuqi në nëntor.

Vetë autoritetet iraniane janë të bindura se i gjithë ky efekt negativ në ekonominë e vendit, që po përballet mes të tjerash edhe me një papunësi në rritje, vjen vetëm si pasojë e luftës psikologjike që SHBA-të i kanë shpallur Iranit dhe partnerëve të tij ekonomikë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas