Ekonomi

Zhvlerësimi i Euros, BSH: Jo vetëm nga ne! Ndikuan edhe faktorë të tjerë






               Publikuar në : 19:22 - 02/05/18 |
mapo.al

Banka e Shqipërisë thotë se forcimi i ndjeshëm i lekut karshi euros, nuk është pasojë e politikave dhe strategjisë së saj për të forcuar monedhën vendase, por e faktorëve të tjerë specifikë të këtij tregu.


“Forcimi relativisht i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë dy muajve të fundit ka pasqyruar veprimin e faktorëve specifikë të tregut valutor. Kjo ecuri nuk pasqyron efektet direkte dhe as objektivat e strategjisë sonë për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare”,- deklaroi këtë të mërkurë, Guvernatori Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë parashikon që ky trend të jetë afatshkurtër në kursin e këmbimit.

Zhvlerësimi i Euros ka patur edhe efektet pozitive, sidomos tek kredimarrësit, ndërsa efektet negative i kanë ndjerë më shumë ata që kanë depozita.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas