Kryesore, Politika

Zhupa: Plani i Veliajt për Parkun e Liqenit është betonizimi. Pse hesht Kryetari i Bashkisë ?

Partia demokratike akuzoi sërish sot kryebashkiakun Erion Veliaj se Plani i tij për Parku i Liqenit është betonizimi dhe ndërtimi i kullave. Në një dalje për mediat Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, akuzoi kryebashkiakun se prej tre ditësh po hesht për planin e publikuar nga Partia Demokratike, i cili provon se tek Parku i Liqenit do të ndërtohet.

“Ne e sfiduam Erion Veliaj t’u tregojë qytetarëve të vërtetën e planit të tij për Parkun e Liqenit, por Erioni Betoni hesht. Para tre ditësh i vumë në dispozicion publikut videon nga Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe dokumenta zyrtare që vërtetojnë se plani i betonizimit të parkut është i miratuar në detaje, me kulla mbi 9 kate dhe mbi 29 metra lartësi që do të kenë ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje nëntokësore.



Ndërkohë, Erioni Betoni që del përditë në tv, për çdo tematikë, nuk del të japë përgjigje për betonizimin e Parkut. Sfida ishte publike, por, mesa duket, e ka të pamundur të mbulojë me gënjeshtra faktet dhe dokumentat për planin e pasurimit të tij dhe të mafias së ndertimit dhe shkatërrimit të Tiranës.” – u shpreh Zhupa, ndërsa shtoi se qytetarët kane të drejtë të dinë përpara zgjedhjeve, se çfarë planifikohet për tokën e tyre publike, për shëndetin e tyre, për gjelbërimin e vetëm që i ka mbetur Tiranës.

Në vijin zëdhënësja e PD, ka disa pyetje për kryebashkiakun.

· Pse Veliaj nuk merr përsipër përgjegjësitë për planin për betonizimin e Parkut?
· Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit?
· Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial?
· Sa para të pista do të pastrohen nga ndërtimi në tokën publike në një zone që duhet të ishte e mbrojtur?
· Cilat janë interesat dhe fitimet e tij dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas