Rusi 2018, Sport

Zhgënjimi rus, tifozllëku (zh)veshur i Irinës nuk mjaftoi për futbollistët

Në fund të fundit, pavarësisht sesa i mirë ka qenë ky Botëror për të zotët e shtëpisë, një farë zhgënjimi po shfaqet mes tifozëve rusë.

Skuadra e drejtuar nga Cherchesov bëri një paraqitje të mirë, duke shkuar deri…11 metra larg gjysmëfinaleve.



E duke konsideruar se ishin nisur me vendin e 70 të renditjes së FIFA-s, për më tepër që për të shkuar në çerekfinalen kundër Kroacisë eliminuan rrugës Spanjën, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të duartrokiten 23 heronjtë.

Bukuroshja Irina –

Megjithatë, ka një premtim të pambajtur, që i lë të zhgënjyer tifozët rusë. Pikërisht siç ishte ai i dhënë nga Miss Bota dhe seti i saj fotografik. Por, edhe mundësia që mes festimeve “pikante” të merrte pjesë edhe bukuroshja Irina Shayk.

Asgjë poshtë shajeve –

Supermodelja me famë botërore bëri gjithçka për të mbështetur kombëtaren e Rusisë. Madje, përpara ndeshjes së rëndësishme me Kroacinë, Irina u dedikoi në rrjetin social aq shumë të ndjekur të sajin, Instagram, një postin special për Golovin me shokë. Një foto së bashku me dy modele të tjera, përpara një sfilate në Paris, ku shiheshin të mbanin (zh)veshur vetëm shajet e Rusisë. Një panoramë nxitëse, por që nuk arriti të shtynte futbollistët rusë të përmbushnin mrekullinë.

Natalia –

Por, nëse Irinën e njohim të gjithë, cilat ishin dy “koleget” e saj që u shfaqën te fotoja pa rroba? Natalia Vodianova është një tjetër supermodele ruse, e cila duket se nuk i ndien ende mbi supe vitet që ikin. E lindur në Nižnij Novgorod në vitin 1982 dhe larg pasarelave që prej vitit 2001, aktorja dhe filantropistja ruse vazhdon të sfilojë kudo në botë, e madje është shfaqur plot 5 herë në kalendarët “Pirelli”. Edhe ajo i dedikoi disa fjalë të bukura kombëtares së saj të mposhtur, duke i shpërndarë ato me thuajse dy milionë ndjekësit e saj.

Natasha –

Modelja e tretë e “tridhëmbëshit” në foto është Natasha Poly, e lindur në vitin 1986. Në pasarela prej thuajse 15 vitesh, ajo është konsideruar si një nga modelet më të rëndësishme të dekadës së kaluar. Në “palmaresin” e saj janë thuajse 70 kopertina “Vogue” dhe shumë publicitete të tjera që e kthyen në kult në të gjithë botën.

Zhgënjimi –

Me apo pa foto, ish-e fejuara e Cristiano Ronaldos shkoi gjithsesi më larg sesa ai me të cilin formoi një çift të mrekullueshëm prej gati 5 vitesh. Në fund, megjithatë, ëndrra u ndërpre në mes, për shkak të trishtimit të Irinës, të dy mikeshave të saj, si dhe për të gjithë popullin rus. Ky i fundit sigurisht që e ëndërronte Kupën, por që gjithsesi do të vazhdojë të admirojë gjeste mbështetjeje, si ato të supermodeleve.

<
>
26187945_165368274107752_4514839788712361984_n 28436390_158291318314759_8675110669722320896_n 30085199_944332302397753_3041761775365128192_n 36122886_210550909781499_4590988970459922432_n 36160128_434974326971384_1535486396419014656_n Russia-Croatia-World-Cup
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas