Kryesore, Politika

Zheji nxjerr të “palarat”: Rama ka frikë nga Blendi Fevziu sepse…

Raportet se Blendi Fevziu po bën gati valizhet për të shkuar në “Top Channel” ka shkaktuar një bujë të jashtëzakonshme në mediat sociale.

Pas këtij lajmi ka reaguar ditën e sotme edhe gazetari Artur Zheji.



Ai shprehet se bashkimi mes Ben Blushit dhe Blendi Fevziut e tremb kryeministrin, pasi nënkupton bashkimin e “armiqve të Ramës.

Ai shkruan se:

Lëvizja e zgjuar dhe e guximshme e zonjës Hoxha me “blerjen” si drejtor të Tch të kundërshtarit të Ramës, Ben Blushit, gazetar tashmë i vjetër, dha padyshim tronditjen e parë të ekuilibrave mediatikë në Shqipëri. Lëvizja e dytë erdhi jo shumë më vonë: Një projekt 50-vjeçar, “Beni-Blendi”, për të shkundur fort ekzistencializmin e tyre në 10-vjeçarin e ardhshëm kulmor, të moshës së burrave, pak përpara fillimit të perëndimit, që natyra dikton dhunshëm mbi të gjithë ne.
Të gjithë kanë rendur te Fevzo, përfshirë edhe Ramën e Gjatë, që di kaq mirë të përkulet kur ia lyp halli, për t’i thënë: “Mos! Mos e prish këtë ekuilibër se jemi shumë mirë kështu…”
A thua se jeta e njeriut është pafundësisht e gjatë dhe sikur ajo është një film që mund të ripërsëritet, dhe skena të caktuara të mund të xhirohen edhe njëherë nga e para.
Dhe kështu, Fevziu gjendet tani në udhëkryq, ndërmjet një sfide pasionante me Blushin, një betejë “orgazmike” opozitare kundër establishmentit të Ramës dhe një rutine me Tv Klan.
Në të vërtetë, “lëvizja” e Fevzos, që disa e qesëndisin dhe e ironizojnë dhe disa të tjerë e analizojnë, ka sjellë një shqetësim real dhe të arsyeshëm të kryeqeveritarit Rama, që sheh përmbysjen e mjaft ekuilibrave të favorshëm mediatikë, si mbas reaksionit shkak-pasojë, të cilat hyjnë në spirale të panjohura dhe turbulluese për ruajtjen e pushtetit dhe të kontrollit të tij për mediat dhe ndaj mediave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas