Kronika

Zhdukja e tregtarit të perdeve, policia i vë prangat shokut të tij

Një tregtar perdesh nga Peqini është zhdukur pa gjurmë që prej datës 29 Prill. Para disa ditësh, nëna e Fatjon Fejzillarit tha se i biri, kishte shkuar në Laç për të shitur perde, ndërsa dyshon se e kanë grabitur dhe më pas vrarë.

Sakaq, sot policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga shokun e tij, personin që ka takuar i fundit Fatjonin.



Në një nfotim për mediat thuhet se “Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se: Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:

Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit Fatjon Fejzillari), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shokut të tij.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

*Video e datës 6 Maj:  Aleksandër Fadili bashkë me nënën e Fatjonit, duke treguar se si humbi kontaktet me të. Ai kishte ngritur alibine se Fatjonit mund ti kenë grabitur paratë dhe me pas mund ta kene vrarë. 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *