Bota

Zhduket prej dy javësh bashkëthemeluesi i Wikileaks, policia norvegjeze nis hetimet

Shtohet frika për Arjen Kamphuis, “magjistarin” informatik holandez, bashkëthemelues me Julian Assange të Wikileaks, i cili rezulton i zhdukur prej gati dy javësh në Norvegji, ashtu siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

Gjurmët e tij kanë humbur që prej 20 gushtit të kaluar në Bodo, në veri të vendit skandinav.



Është policia norvegjeze që ka konfirmuar dje që ka hapur një hetim për këtë rast. Sipas burimeve të Wikileaks, të cilët shprehin shqetësimin e tyre, Kamphuis kishte rezervuar një udhëtim për Trondheim, në 22 gusht, por nuk është ngjitur kurrë në bordin e avionit.

Në Web dalin hipoteza të ndryshme. Ka nga ata që dyshojnë që eksperti i sigurisë, autor ndër të tjera i një eseje gazetareske për sigurinë të titulluar ‘Information Security for Journalists’ mund të jetë eklipsuar nga ndonjë ‘Mission Sekret’ dhe ekziston frika që ka përfunduar në dorë të shërbimit sekret amerikan Cia (të zemëruar me Assange dhe aleatët e tij pas shpërndarjes nga ana e Wikileaks në 2010 të shumë dokumenteve të turpshme diplomatike sekrete).

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas