Kryesore, Teknologji

‘Zhduket’ Mark Zuckerberg, Facebook vazhdon rënien pikiatë në bursë

Një profesor, që krijoi një aplikacion për vjeljen e të dhënave nga 50 milionë përdorues në FB, thotë se ai është bërë ‘kokë turku’.

Dr. Aleksandr Kogan tha se nuk ia kishte idenë se të dhënat që do mblidhet për Cambridge Analytica do përdoreshin për fushatën e Donald Trump.



Profesori i psikologjisë tha se ai i donte të dhënat që të krijonte një model të sjelljes njerëzore në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, presidenti i FB, Mark Zuckerberg akoma nuk është shprehur për këtë çështje.

Vlera e aksioneve të Facebook ra për të dytën ditë rresht, me -3% këtë të martë, duke shënuar ditën më të keqe të kompanisë në katër vite. Facebook vlen 49.4 miliardë dollarë më pak në bursa këtë javë.

Investuesit e tregjeve të bursave e ndëshkuan kompaninë pas skandalit me “Cambridge Analytica”, e cila është angazhuar në fushatën zgjedhore të Donald Trump-it në vitin 2016, duke marrë informacione private nga 50 milionë përdorues me qëllimin për t’u ndikuar votën.

Kriza është zgjeruar përtej Facebook-ut, duke shkaktuar rënie për kompani të tjera të rrjeteve shoqërore si Twitter (-10%) dhe Snap Inc. (-3%).

Facebook është bërë një nga kompanitë më të çmuara në Amerikë, me vlerë tregu prej 488 miliardë dollarësh. Vetëm humbja prej 49.4 miliardë dollarësh është më e madhe se vlera totale e kompanive si Ford, eBay apo Delta.

Ligjvënësit në SHBA dhe Britani i kanë kërkuar themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, të dëshmojë për rrjedhjen e të dhënave dhe për politikat që ka Facebook mbi mbrojtjen e privatësisë.

Zuckerberg zotëron rreth 400 milionë aksione të Facebook. Ai vetë ka humbur 6.8 miliardë dollarë që të premten.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas