Kryesore, Mapo Format

Zgjidhjet e Baton Haxhiut: Konferencë ku Serbia njeh Kosovën, ose “zonë qorre” e përjetshme

Çështja e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një “trill veror” për konsum politik, por një strategji e mirëmenduar, duke marrë në analizë jo vetëm atë që ka ndodhur në Ballkan në dy dekadat e fundit, por një histori më shumë se dy shekujsh konflikte.

Analisti Baton Haxhiu në situatën aktuale gjykon se ka dy alternativa: E para sipas tij dhe që duhet të investohet kushdo fort që të realizohet është: “Një konferencë që definon territorin e Kosovës, njohjen e saj ndërkombëtare dhe që i jep fund armiqësisë shqiptaro-serbe” dhe e dyta: “një gjendje tërësisht e paqartë që Kosova të mbetet në një ‘zonë qorre’ dhe për më shumë të mbetet vend që do të shërbejë gjithnjë për të krijuar tensione.



Alternativa e parë për Haxhiun duhet të dominojë që të shkohet drejt një “korrigjimi kufijsh”, apo qoftë edhe pranimit të termit shkëmbim, duke lëshuar Veriun e Mitrovicës e përfituar Luginën e Preshëvës.  Kjo do ishte njëra ana që duket se palët dalin “barazim”, por ajo që do përfitonte Kosova në aspektin gjeostrategjik sipas Haxhiut është njohja e saj si shtet në arënën ndërkombëtare dhe nga vetë serbët, dhe pasi kjo të realizohet, nuk do jetë më temë tabu edhe bashkimi Kosovë Shqipëri.

Nëse do të qëndrojë alternativa e dytë, (pa marrëveshje e me disa zona të përhershme konflikti), atëherë Kosova do të vijonte të ishte në stadin e sotëm edhe për shumë vite të tjera, çka do sillte në të ardhmen pasiguri të plotë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas