KMR, Kryesore

Zgjidhja brilante e shkencëtarëve për të frenuar shkrirjen e akullnajave

Ndërtimi i mureve në shtretërit e deteve mund të bëhet fronti i ri i shkencës së klimës pasi inxhinierët po kërkojnë mënyra të reja për të frenuar rritjen e nivelit të deteve që parashikohet të ndodhë si pasojë e ngrohjes globale, raporton TCH.

Duke ngritur barriera shkëmbinjsh dhe rëre, kërkuesit besojnë se mund të ndalin rrëshqitjen e akullnajave të nënujshme që po shpërbëhen në thellësi.



DO të ishte një operacion drastik por mund të blinte kohë nëse ndryshimet e klimës do të vazhdojnë- mendon unioni gjeofizik evropian. Edhe pse nocioni mund të ngjasojë si fantashkencë, projekti është i realizueshëm.

Ne parashikojmë struktura shumë të thjeshta, grumbuj shkëmbinjsh dhe rëre në dyshemenë e oqeanit- thotë Michael Wolovick, kërkues në departamentin e gjeoshkencës në universitetin e princetonit në SHBA.

Strukturat, jo thjeshtë do të frenonin shkrirjen e akullnajave, por do të parandalonin edhe ujin e ngrohtë të arrinte në bazën e tyre nën det. Shkrirja e akullnajave, si pasojë e temperaturave në rritje në pole, ka potencialin për të shkarkuar sasi të jashtëzakonshme uji në oqeane, duke rritur nivelin e tyre. Vetëm akullnaja Thwaites, një strukturë akulli me përmasat e Britanisë së Madhe, nëse do të shkrihej, do të rriste nivelin e deteve me tre metra.

Sidoqoftë, zgjidhje gjeo-inxhinierike si kjo, nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga reduktimi i emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë – paralajmërojnë studiuesit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas