Ekonomi

Zgjidhet “ngërçi” me patentat, DPSHTRR gati lejet për mijëra qytetarë, publikohen listat

Prej disa muajsh kishte një ngërç lidhur me lejet e drejtimit që lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që të marrin në kohë lejen e drejtimit.

Vetë DPSHTRR ka bërë here pas here sqarime për arsyet e kësaj situate që lidhet ngushtë me pjesën e procedurës së prokurimit e cila u rikthye nga e para.



Por së fundmi DPSHTRR ka publikuar në mënyrë periodike listat për ata që mund të paraqiten të tërheqin lejen e drejtimit sipas datës kur kanë aplikuar.

Në një njoftim në faqen e saj DPSHTRR ka renditur një listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi I këtij viti dhe më të fundit I përkasin qershorit. Për çdo rast DPSHTRR ka bërë të qartë se për çdo problem mund të merrni zgjidhje nga institucioni duke iu shkruar në email.

“DPSHTRR, Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për tu tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë që ti drejtohen me e-mail institucionit për çdo ankesë, parregullsi apo sqarim në adresën; [email protected]”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Listën e plotë me aplikantët që duhet të paraqiten për të tërhequr lejen e drejtimit të mjetit sipas datës kur keni aplikuar mund ta gjeni në linkun: http://www.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/411-lista-e-lejeve-te-drejtimit-per-tu-terhequr-nga-qytetaret

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas