Aktualitet, Ekonomi

Zgjidhet Drejtuesi i ri i Këshillit të Administrimit të ALBtelecom

z. Hydajet Kopani zgjidhet në krye të Këshillit të Administrimit të ALBtelecom, kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në vend.

Pas kontributit në disa pozicione të larta drejtuese dhe strategjike, Z. Kopani sjell në ALBtelecom një eksperiencë të gjerë dhe shumëvjeçare në fushën e telekomunikacionit. Z.Kopani ka qenë niveli më i lartë drejtues i sektorit të postë telekomunikacioneve për dy vite si dhe ka drejtuar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për një periudhë tre vjeçare. Z. Kopani zotëron një eksperiencë të spikatur drejtuese dhe profesionale edhe në disa pozicione kyç në administatën publike, të cilat kanë pasur një rol të rëndësishëm në sektorin e ICT-së.



Z. Kopani është diplomuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në degën e Inxhinierisë Elektronike, si dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, Z. Kopani mban titujt shkencor Master në Administrim Biznesi dhe Master në Drejtësi. Z. Hydajet Kopani ka kryer studime pranë Kolegjit të Administrimit të Biznesit, në Universitetin e Floridës (Gaineswille), si Student Fulbright në SH.B.A.

“Është një vlerësim dhe sfidë për mua, që më është besuar kjo detyrë. ALBtelecom përfaqëson jo vetëm një ndër investimet më të rëndësishme në Shqipëri, por edhe një aset të çmuar në tregun e telekomunikacionit me një historik të spikatur dhe rol të veçantë në ekonominë e vendit. Kam besim të plotë që së bashku me drejtuesit e kompanisë do të shënojmë hapa të sigurtë drejt zhvillimit të mëtejshëm të ALBtelecom”. – tha Z. Kopani, pas zgjedhjes në detyrë.

ALBtelecom është kompania e vetme e telekomunikacionit në vend me një eksperiencë mbi 100 vjeçare, e cila ofron 4 shërbime njëherësh si telefoni fikse, shërbimin celular, Internet dhe  shërbime IPTV. ALBtelecom është një ndër investimet më të rëndësishëm në telekomunikacione të Çalık Holding, që operon në mbi 22 shtete edhe në industri të tjera si: energjia, ndërtimi dhe pasuritë e patundshme, tekstili, miniera dhe financa. Veç kësaj, Çalık Holding së fundi, po operon në një fushë të re pas themelimit e kompanisë Çalik Digital, në vitin 2017.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas