Aktualitet, Kryesore

Zgjedhjet në Turqi/ Dalin rezultatet e para, ja kush kryeson

Dalin rezultatet e para të votimeve në Turqi. Sipas “CNN Turk”, në zgjedhjet presidenciale kryeson Recep Tayyip Erdogan. Kur janë numëruar 13.307.314 vota, Presidenti aktual Erdogan kryeson me 58.24% të votave.

I dyti renditet Muharrem Ince i Partisë Republikane të Popullit (CHP) me 27.35%. Podiumin e plotëson Meral Aksener e Bon Parti (Iyi Parti) me 7.53% të votave. Më pas renditen: Selahattin Demirtas i Partisë Demokratike të Popullit (HDP)me 5.82% të totalit të votave; Temel Karamollaoglu i Partisë së Lumturisë (SP), me 0.94% të votave dhe i fundit Dogu Perinçek me 0.19% të votave.



Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave që prej turit të parë, një i dytë do të zhvillohet më 8 korrik. Por duke parë rezultatet paraprake, duket se Erdogan është drejt fitores.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas