Bota

Zgjedhjet në Suedi, sondazhet nxjerrin fituese të djathtën ekstreme

Nisën sondazhet mbi zgjedhjet të përgjithshme të Suedisë. Qe një nga garat më të rrepta që vendi skandinav ka parë për dekada, për shkak të ndarjes së votuesve në qëndrimet e tyre ndaj emigracionit.

E djathta ekstreme pritet të arrijë një fitore të konsiderueshme pas një fushate të nxehtë të dominuar nga çështja e emigracionit, ku shumica e sondazheve tregojnë se asnjë parti e vetme nuk pritet të fitojë votën e plotë.



Pasi suedezët mirëpriten një numër shumë të madh refugjatësh, emigracioni është bërë një çështje e nxehtë në politikën suedeze pas migrimit masiv të refugjatëve në Evropë në vitin 2015, në kulmin e luftës siriane, kur Suedia priti më shumë se 160,000 azil-kërkues.

Qeveria suedeze, e udhëhequr nga socialdemokratët e qendrës së majtë në një koalicion me Partinë e Gjelbër ka ngurtësuar politikat e saj mbi azilkërkuesit dhe ka mbyllur kufirin e saj jugor me Danimarkën për të frenuar rrjedhën e migracionit.

Suedia ka pasur shume koalicione dhe qeverisje të pakicave kohëve të fundit, por si në shumë zgjedhje evropiane, votimi është copëtuar më tej, duke rritur gjasat e një parlamenti të varur.

Social-demokratët janë përpjekur të qetësojnë ndjenjat anti-emigrante në vend, duke kërkuar programe dhe burime të tjera integruese për refugjatët, në komunitetet e margjinalizuara dhe është përpjekur t’i ndihmojë ata që të kenë mundësi aksesi në arsim.

Përfaqësuesit e qendrës së djathtë janë zotuar të japin më shumë fonde për policinë dhe po përpiqen që politikat Suedeze te emigracionit të përputhen me ligjet e vendeve te tjera të BE, si Danimarka dhe Gjermania.

Kjo do të thotë se emigrantët nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë nëse ata nuk mund të provojnë se mund të vete-mbështeten, si kusht për t’i mundësuar vetes marrjen e një lejeje qëndrimi të përhershme.

Social-Demokratët gjithashtu po shqyrtojnë mënyrat e përfshirjes më të shpejtë të emigrantëve në fuqinë punëtore, si nxitja e “punësimit të thjeshtë”, një referencë për punë që mund të merret duke patur vetëm dokumentet që vërtetojnë kryerjen e arsimit fillor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas