Kryesore

Zgjedhje të parakohshme? Kush përfiton sipas Fevziut …






               Publikuar në : 22:03 - 12/06/18 |
mapo.al

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se kundër zgjedhjeve të parakohshme duke dhënë edhe arsyen pse.


Fevziu: Nuk besoj se mund të kemi zgjedhje të parakohshme, sepse opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Në gjykimin tim nuk i bëjnë mirë. Duhet të përgatitet për një betejë shumë të fortë jo me pushime verore, por betejë permanente duke e konsumuar deri në fund këtë qeverisje që të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Gjysmë konsumi mund t’i japë një shans kësaj mazhorance që të rimarrë diçka. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.

Zheji: Po zgjedhjet lokale bashkë me ato të përgjithshme?

Fevziu: As ato nuk janë zgjidhje. Kjo mund t’i interesonte më shumë Ramës se opozitës. Sepse ka mundësi ta ketë ende të papërgatitur opozitën. Zakonisht politikanët ndjekin rregullin deri në fund.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas