ShowBiz

‘Zëvendësoi’ Monica Belluccin me modelen, aktori francez rrëfen dashurinë për vajzën 30 vjet më të re

“Mendova: Kam qenë i martuar, kam dy vajza dhe kam bërë atë që duhet të bëja: që nga tani do jem beqar.

Por më vonë kuptova se jeta ime ishte bosh. Nuk prisja të njihja dikë, por ja që ndodhi. Ajo është shumë më e re nga ç’mund ta imagjinoja”.



Kështu, në vigjilje të martesës së tij të dytë, Vincent Cassel ka folur rreth dashurisë së tij për modelen e shkëlqyer Tina Kunakey, në një intervistë për “Vanity Fair”.

Një dashuri e lindur papritmas, pa shtruar shumë pyetje rreth diferencës së moshës (ai është 51 vjeç dhe ajo 21), sepse, siç thotë vetë aktori francez “nuk e zgjedh dot me kë të dashurohesh”.

Tani që pritet të thotë ‘po’ për herë të dytë, seks simboli i kinemasë ka vendosur të tregojë historinë e pabesueshme të dashurisë me Tinën.

Ish-bashkëshorti i Monica Belluçi, me të cilën ka dy vajza, tregon se Tina është një vajzë e zgjuar, e pavarur dhe ‘burrneshë’.

Takimi i tyre ishte si një rrufe në qiell të hapur.

“Kuptova se isha dashuruar me të ditën tjetër që e kisha njohur. Nuk e dija sa vjeç ishte kur e njoha. Kur ma tha, isha pak i surprizuar, por mendova: epo, kështu vajti kjo punë!

Kur zbulova sa vjeç ishte dhe se i ati ishte i shqetësuar pse nuk ishte kthyer në shtëpi në orar, i thashë: “Më lër të takoj babain tënd për drekë” dhe shumë shpejt mendova me vete: “Çfarë më tha mendja? Sapo e kam njohur”.

Nuk e dija pse po e  bëja një gjë të tillë, madje isha i bindur se nuk ishte ide e mirë, por gjithsesi i qëndroja deri në fund.”.

Përse martesa me Tinën? Cassel e shpjegon kështu: “Është një premtim që bëhet para se të krijojmë familje bashkë. Është edhe një mënyrë për të thënë: “Të dua dhe dua që ta marrë vesh bota mbarë.”

Sa për Belluçin me të cilën është divorcuar 5 vjet më parë, ai shton: “Nuk do thoja dhe nuk do bëja asnjëherë asgjë të keqe në drejtim të Monica-s. E dua shumë dhe e respektoj.

Ajo është nëna e vajzave të mia. Nëse do kishte ndonjëherë nevojë për mua, do shkoja deri në fund të botës për të. Me të nuk jemi në luftë”.ora news

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas