Sport

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi flet për lidhjen e saj me futbollistin e njohur

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ishte e ftuar në emisionin “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Zëvendësja e Ramës shpjegoi edhe aludimet të një lidhje të saj dhe yllit të futbollit Lionel Mesit. Më shumë se kjo lidhje numri 2 i qeverisë shqiptare thotë se sfida e saj dhe e familjes është që djali i saj Edan Mesi një ditë të bëhet Mesi i dytë në historinë e futbollit.

Ndrësa rrëfeu ddhe mesazhin që i kishte lënë në inbox një qytetar lidhur me këtë.



“E kam dëgjuar kohët e fundit që kanë bërë një lidhje të Lionel Mesit me mbiemrin që unë mbaj. E kam dëgjuar që e ka bërë këtë lidhje profesori i nderuar Përparim Kabo. Mbiemri në fakt është i bashkëshortit tim Artanit. E kam dëgjuar teorinë e lidhjes së këtij mbiemri sipas të cilës Lionel Mesi ka një origjinë arbëreshë të Italisë. Por fatkeqësisht na ndan shkronja ‘s’ sepse Lionel Messi ka dy ‘s’ dhe mbiemri që unë mbaj është me një “s”. Por e rëndësishme qështë që simbolikën që Lionel Messi përfaqëson dhe fillimet që u dëgjua emri im si pjesë e kabientit më kujtohet që dikush në Facebook bëri një koment që më ka mbetur në mendje. Ishte një qytetar që nuk e njoh dhe nga është por ai shkroi: Shpresoj që Mesi në politikë të dijë të bëjë aq gola dhe të jetë aq i suksesshëm sa Mesi në sport. Ky është një mesazh inkurajues dhe në shpatullat e mia më bën të të përgjegjshme. Ne nuk kemi bërë investigim dhe kjo mbetet vetëm ta verifikojnë historianët. Por doja të thosha se ne shqiptarët kemi një sindromë që të gjithë personat e famshëm duam t’i bëjmë me orgjinë shqiptare. Sfida ime do të ishte që im biri, i vogli që është 5 vjeç dhe që duket se ka një dhunti në futboll. Im shoq dikur la luajtur futboll me klasat sportive të Vllaznisë dhe duket se im bir ka trashëguar diçka dhe është i apasionuar pas futbollit. Sfida jonë do të ishte që Mesi i vogël, im bir që sot 5 vjeç dhe që quhet Edan të bëhet një ditë Mesi i dytë në historinë e futbollit. Është një emër me fjalë shkodranishte që do të thotë e don”, tha ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas