Kryesore

Zëri i Amerikës: Ja pse nuk është mbyllur vetingu për Xhezair Zaganjorin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:08 - 07/08/18 |
mapo.al

Në Shqipëri, kapitulli i rivlerësimit për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, nuk mund të konsiderohet i mbyllur, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organi i përbërë nga ekspertë europianë dhe amerikanë, që ndjekin procesin, i ka rekomanduar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e KPK-së. Përmes një njoftimi zyrtar, Komisionerët Publikë, shpjeguan se pasi t’u jetë njoftuar “vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”. Vendimi për kreun e Gjykatës së Lartë u mor më 24 korrik, dhe KPK, sipas ligjit, ka afat 30 ditë, për t’ia njoftuar me shkrim Komisionerëve, të cilët nga ana e tyre kanë 15 ditë kohë, për të vendosur nëse do të bëjnë ose jo ankimim.






Nuk dihet ende arsyeja për të cilën ONM-ja ka sugjeruar ankimimin e vendimit, ndonëse dhe vetë Komisioni i Pavarur, gjatë seancës dëgjimore me zotin Zaganjori, foli për një seri problemesh që sipas tij kishte gjetur falë një hetimi të thelluar.


Sipas relacionit të bërë publik, kryetari i Gjykatës së Lartë rezultonte të kishte bërë deklarata të pasakta, të pamjaftueshme dhe fiktive si dhe kishte mungesë të burimeve financiare, lidhur me një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan. Të gjitha në një godinë të vetme, që sipas zotit Zaganjori nuk ishin blerë, por ishin ndërtuar në një truall të trashëguar nga familja e bashkëshortes. Ndaj tij megjithatë, Komisioni ngriti pretendimin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit për qeratë e perfituara, apo dhe se kishte mospërputhje për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, të deklaruara më të ulta se sa kishin rezultuar nga verifikimet e bëra nga vetë Komisioni.







Zoti Zaganjori, i cili përvec të ardhurave nga pagat mujore dhe qeratë, ka deklaruar dhe përfitime të larta financiare nga puna pranë një instituti në Gjermani, deklaroi se i kishte ofruar komisionit afër 40 faqe me shpjegime dhe dokumenta, për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë procesit, në fund të të cilit ai u konfirmua nga KPK.




Rasti i zotit Zaganjori është i ngjashëm me atë të kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Edhe ky i fundit u konfirmua nga KPK por sërish ONM-ja kërkoi apelimin e vendimit./voa



1


Etiketa: , ,

Pas