Kryesore, Politika

Zëri i Amerikës: Garë formale për ndërtimet te Teatri Kombëtar

Edhe pas 9 muaj protesta të përnatshme të qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, edhe pasi Presidenti i Republikës e ktheu dy herë projek-ligjin në parlament për shumë shkelje të Kushtetutës, deputetët socialistë, në mungesë të opozitës, e rivotuan idenë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës me disa kulla dhe një teatër të ri.

Opozita as dje nuk ishte e pranishme në sallën e parlamentit kur shumica socialiste rivotoi projekt-ligjin për zhvillimin e zonës sipas një varianti të përmirësuar për një garë formale ndërtimesh në zonën e Teatrit Kombëtar.



Partia demokratike e opozitës ka disa javë që nuk merr pjesë në punimet e parlamentit, dhe nuk ka marrë pjesë në votimet e fundit për fatin e Teatrit Kombëtar.

Me të njëjtën vendosmëri si për rrëzimin e Teatrit Kombëtar, shumica socialiste ishte po aq e vendosur sot për mbylljen e bizneseve të basteve sportive të të gjithë formave, si një mënyrë për të mbrojtur ekonomitë familjare dhe rininë nga shpenzimet për të ashtuquajturat lojëra fati.

Qytetarë dhe artistë zhvilluan protesta të pandërprera në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nga planet për të rrëzuar ndërtesën historike.

Ata u mblodhën në oborrin e Teatrit Kombëtar, morën nënshkrimet për një peticion nga qytetarët, dhe dëgjuan argumentat e veprimtarëve pse Teatri nuk duhet shembur, përkundërplaneve për ta rrëzuar atënë këmbim të disa kullave biznesi.

Presidenti i Republikës e ktheu dy herë pas projekt-ligjin, por as kundërshtimet e tij dhe as argumentat e artistëve nuk mjaftuan për të mbrojtur ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar dhe as për të frenuar ndërtimet në hapësirën pas shpinës së tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas