Kryesore, Politika

Zemërimi online: Deputeti socialist heq fjalën ‘autik’ nga postimi

Ka shkaktuar shumë zemërim online një postim nga deputeti socialist, Alket Hyseni.

Në një përgjigje drejtuar Sali Berishës, deputeti i PS e sulmoi ish-kryeministrin duke e quajtur herë pas here “plak autik”.



Fakti që përsëriti kaq shumë fjalën “autik” në formë fyese, bëri që ndaj tij të shpërthejë një reagim masiv në rrjetet sociale, pasi ai diskriminonte të sëmurët me autizëm.

Por sot, pas një lumë akuzash ndaj tij në rrjetet sociale, përmes te cilave Hysenit i kërkohet të japë dorëheqjen, deputeti ka reaguar duke ndryshuar postimin.

Në vend të fjalës, “autik”, ai ka shkruar “i çartur”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas