Kryesore

Zëdhënësja ruse tregon ‘muskujt’ në Beograd: Delimitimi me Kosovën nuk është zgjidhja

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë tha të premten se vendi i saj nuk e mbështet zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes delimitimit, raporton B92.

Maria Zakharova tha se rishikimi i kufijve nuk është zgjidhja.



Kjo ide po mbështetet gjithmonë e më shumë nga politikanët kryesorë në Serbi.

Por Zakharova tha se Rusia mbështet sovranitetin e territorit serb.

Ajo shtoi se vendi i saj megjithatë respekton vendimet e Serbisë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryediplomati serb, Ivica Daçiç tha se delimitimi nuk është një marrëveshje e kryer.

Ai tha se kjo është diçka që e kanë parë si mundësi kompromisi.

Zëdhënësja bukuroshe e Ministrisë së Jashtme ruse ka mbërritur në Serbi për takim me disa zyrtarë të lartë.

Qëllimi i saj është që të mbledhë sa më shumë informacione.

Ajo është fotografuar teksa bën palestër në Beograd dhe këtë foto e ka postuar online.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas