Kryesore, Sport

Ze Maria “për mësim” te De Biazi, merr leksione për shqiptarët

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, pasi ka finalizuar marrëveshjen me klubin bardheblu duke rinovuar me të, ka udhëtuar drejt Italisë për të bërë disa javë pushime para se të nisë grumbullimin për fillimin e sezonit të ri. Por pushimet e trajnerit brazilian nuk kanë qenë të plota, pasi ai ka shfrytëzuar këtë periudhë për të dëgjuar një leksion nga… De Biazi.

Zë Maria në fakt ka qenë i pranishëm në Rimini, në një panair mjaft të veçantë që quhej “The Coach Experience” (Eksperienca e një trajneri), ku të gjithë të apasionuarit e futbollit mund të ndiqnin disa seminare rreth eksperiencave të tyre nga emra të njohur të trajningut italian.



Dy më të spikaturit ishin Arrigo Saki, ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, si dhe Xhani De Biazi, i cili ka folur atje për eksperiencën e tij të lumtur në drejtimin e Shqipërisë. “Motivimi dhe administrimi i grupit, rasti i Kombëtares shqiptare”, ishte seminari që De Biazi mbajti në sallën e tejmbushur, ku i pranishëm ishte edhe Ze Maria.

Një temë interesante ku trajneri i Tiranës me siguri ka kuptuar shumë gjëra rreth mentalitetit shqiptar dhe si të shtyjë një grup lojtarësh të japin maksimumin dhe të tejkalojnë çdo pritshmëri. Një leksion të cilin, duke parë ndeshjet e fundit të Kombëtares, do të kishte bërë mirë ta ndiqte edhe Kristian Panuçi. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas