Sport

Ze Maria: Nëse nuk funksionon, te Tirana duhet të shkarkojnë trajnerin

Tirana është mundur në javën e tretë nga Kukësi me rezultatin 3-1, duke vazhduar pa fitore edhe pas javës së tretë. Trajneri Ze Maria ka krituikuar skuadrën e tij në një prononcim për “Supersport” duke u shprehur se ekipi i tij luajti si pulë.

“Kemi luajtur si pula, kemi pësuar tre gola nga një skuadër që nuk mund të pësojë tre gola si ne, në goditje këndi, as fëmijët 8-vjeçarë nuk e pësojnë, nga një goditje këndi mbetëm të ndalur, e pësuam edhe vjet me Kukësin njëlloj. Duhet të përmirësohemi shumë. U kam premtuar të gjithëve që ekipi i vërtet do të shihet, as unë as lojtarët nuk kanë më justifikime, i njohim të gjithë, do të bëj tani zgjedhjet e mia dhe do të shohim.



Zgjedhjet i bëj gjithmonë unë, se asnjë lojtar nuk ka justifikime që nuk kishte minuta në këmbë dhe nuk kishte mundësi të tregonte vlerën. Thuaj se të gjithë kanë luajtur në tre ndeshjet dhe koha për justifikime mbaroi dhe do të luajnë gjithmonë më të mirët.

I ndihmuam ne, në golin e parë dhe të dytë shumë. Kukësi tregoi se është një shkallë sipër Tiranë ndërsa ne se jemi ende pa eksperiencë Duhet të përgatitemi që të jemi për këtë kategori dhe të përmirësohemi në kupë fillimisht e pastaj menjëherë në kampionat.

I kam dhënë mundësinë të gjithëve të tregojnë vlerat, kjo është puna e trajnerit. Lojtari nuk mund të tregojë vlerat pa pasur mundësinë të luajë. I dhashë mundësinë të gjithëve, ndërsa tani them se do të luajnë vetëm më të mirët, ata që e kanë treguar deri tani.

Ne jemi një skuadër e cila është mësuar nga viti i kaluar të luajë me 4-3-3. U desh të ndryshoja nga mbërritja e të rinjve. Në pjesën e dytë u bëmë më mirë, por kemi bërë gabime edhe në të dytën. Ndaj për të bërë vlerësim mes këtyre dhe atyre në pankinë, apo atij që vjen nesër, që është në lojtar i cili nëse është në formë, me siguri do të jetë në formacion.

I kam idetë më të qarta tani. Di se si duhet të luajmë me lojtarët që kam në dispozicion. Shumë lojtarë nuk i njihnim, apo nuk njihnin kategorinë. Duhet bërë një vlerësim i mirë për situatën.

Goli i Muçit? Këtë ia thashë bashkëpunëtorit, golin e bëri një djalosh se ndonjëherë duhet një lojtarë që nuk ndje peshë në fushë, u treguar i aftë. Na duhen lojtarë të tillë që duan të shpërthejnë, nuk kam frikë të hedh në fushë as atë, as më ekspertë. E rëndësishme është që kush zbret në fushë, të japë maksimumin.

Nëse mungojnë rezultate? Duhet të shkarkojnë trajnerin është e thjeshtë. Nuk i sillem rrotull, nëse nuk vijnë rezultatet e pëson trajneri, është e drejtë kështu, më e thjeshtë te heqësh trajnerin se 25 lojtarë, unë do të punoj, pa iu shmangur me fjalë.

Doka? Jemi një skuadër, nuk jemi të varur nga Erando apo Doka dhe nuk do të jemi kurrë. Këtu luan, fiton e humbet skuadra. Pa kapitenin e Dokën, skuadra luajti mirë. Doka ishte një zgjedhje taktike e teknike, se nuk është mirë. Duhet të bëjë këtë lloj zgjedhje, nuk kam të preferuar brenda dhomave të zhveshjeve”, u shpreh Ze Maria.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas