Kryesore

“Zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve”, Basha mesazh për vdekjen e McCain






               Publikuar në : 11:48 - 26/08/18 |
mapo.al

Lideri i demokrateve, Lulzim Basha ka reaguar per ndarjen nga jeta te Senatorit amerikan John McCain, duke e quajtur ate “luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë”.


“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik.

Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha ne FB.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas