Shëndeti

Zbuloni cili është orari i duhur për pirjen e kafesë…

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se na presin ditë të lodhshme e plot angazhime. Kur ndihemi të lodhur apo të përgjumur mendimi i parë që na vjen është të pijmë një kafe.

Një filxhan, dy ose tre, ndërkaq ata që pinë edhe deri në katër filxhanë kafe në ditë do të jetojnë më gjatë,- thonë studimet më të reja.



Mirëpo, kur dhe në cilën kohë mund të pini kafenë fundit ditën që të mund të flini mirë natën?  Kafeja përmban shumë kafeinë dhe na mban zgjuar. Për t’i shmangur problemet me gjumin, mos pini kafe në fazën e hershme. Ekspertët janë të mendimit që faza e hershme rreth gjashtë deri në tetë orë para se të shkoni në krevat.

Pos pagjumësisë së pakëndshme, kafeina gjithashtu mund të ndikojë edhe në sistemin e tretjes. Pra, kafeja e fundit varet nga ajo kur dëshironi të shkoni të flini gjumë. Nëse në krevat shkoni në orën 23:00, kafenë e fundit do të duhej ta pini deri në orën 17:00.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas